AKTUALE

Shaqir Fetahu: Përpjekja të evitosh të keqen është e domosdoshme për njeriun

Shkruan: Shaqir Fetahu
Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.

Të evitosh të keqen nga vetja, familja dhe shoqëria është hyjnorja tek njeriu, sepse mu kjo e bënë ate njeri. Më thonë: Sot është e vështirë kjo, është e mundimshme, i sikletshme, e lodhshme….! Po. E vërtetë është. Por, përpjekja të evitosh të keqen është e domosdoshme për njeriun, sepse përndryshe do ishte e pakuptimtë jeta e tij, thjeshtë një lojë fëmijësh. Aq sa është e domosdoshme ndryshimi për të mirën, aq është edhe e dhimbshme, por është kalitje, ngritje, forcim, dhënie fuqi vetvetes dhe të tjerëve, sepse tek njeriu ke shpirtin, moralen, njerëzoren. Kjo kërkon ushqimin e saj, dhe në procesin e evitimit të së keqes, reformimit drejt të së mirës t’i jep gjallëri shpirtërores, morales dhe i jep fuqi me çka forcon dhe formon personalitet që di të përballet me stuhitë e të keqes. Në luftë për evitimin e të keqes ndodhin ramje dhe ngritje, por edhe në këtë proces kalitja morale nuk lejon kur dorëzim ndaj të keqes.
Nuk është e rastit që historia shënon personalitetet e këtillë të jenë inspirim i gjallë në procesin e evitimit të së keqes.
Andaj, të veprosh për të kultivuar të mirën është synim jetësor, mision, ndryshim dhe reformim, është ajo esencialja që të jep emrin njeri.
Andaj, bëhu i këtillë.
Kështu të do Zoti.

Related posts

Incidentet e 28 Nëntorit, Leskovica demanton Fetain: VLEN jeni vetëm figura në Qeveri, do të ngre padi për shpifje!

Gjyla Halili

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Gjyla Halili

Fushata zgjedhore në Maqedoni sivjet me sistem “bashkallajku”, fillon me ilahi e hoxhallarë, përfundon me muzikë e këngëtarë!

Gjyla Halili