AKTUALE

Mexhiti në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ka udhëtuar për në vizitë zyrtare pune në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku, ku nesër nis punimet Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ndryshe e quajtuar Konferenca e Palëve – COP29.

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti, i cili së bashku me ministren e Energjisë dhe minierave Sanja Bozhinovska, është pjesë e delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të COP29 do të jetë pjesë e takimeve të liderëve botërorë për të diskutuar Marrëveshjen e Parisit dhe për të rritur ambiciet e Veprimit për klimën.

Samiti mbi ndryshimet klimatike shërben si një platformë për premtime, angazhime dhe plane veprimi në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit, ndërsa pjesëmarrës janë krerë shtetëror nga i gjithë globi.

Banner

Related posts

Osmani takohet me përfaqësues të Diasporës në Nju Jork dhe Nju Xhersi

admin

Në Çair u promovua klubi i çiklizmit “Arbër Shaqiri”

admin

Spasovski: Po lë një trashëgimi që do të shërbejë si bazë solide për sukseset e ardhshme

Gjyla Halili