AKTUALE

LIDERIT TË KOMBIT ALI AHMETI, DR. SPEC. JETMIR ZIBERI, NË SHENJË RESPEKTI E NDERIMI, IA DHURON 1 DOLLAR TË AMERIKËS, ME PORTRETIN E PRESIDENTIT JOHN KENEDI

Më 6 Nëntor 2024, në Selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, priti në kabinetin e tij, kirurgun e njohur të përgjithshëm për fëmijë në Spitalin Shtetëror në Shkup, ish- Drejtorin e Klinikës Univerzitare të KOZLE-s, Dr. Spec. Jetmir Ziberin!
Dr. Spec. Jetmir Ziberi, me rastin e vizitës së parë që realizoi, ju rezervua një pritje e ngrohtë dhe e paharruar nga ish- Kryekomandanti i UÇK-së dhe Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti!
Me atë rast Dr. Spec Jetmir Ziberi, Ali Ahmetit, ia dhuroi dhuratën metalike 1 dollarshe të vitit 1977, e cila e ka të gravuar portretin e Presidetit të 35-të SHBA!
Dr. Spec. Jetmir Ziberi, këtë dhuratë metalike amerikane, inështë dhuruar nga mentori i Tij ermenas, Akademik Hajrabet Siragan Derezhijan, kur ka diplomuar, më 15 Nëntor të vitit 2001, në Universitetin Mjeksor në Sofije të Bullgarisë!
Akademiku i njohur me rastin e dorëzimit të dhuratës së çmuar studentit të talentuar, te posadiplomuar shqiptar nga Tetova, Dr. Spec. Jetmirit, ia ka lënë testament- porosinë, me sa vijon: “…këtë dhuratë, kur të kthehesh në Atdhe, në shtëpinë tënde, të ia dhurosh babit tend…”!
Meqë Babai i Dr. Spec. Jetmirit kishte ndrruar jetë në vitin 2000, atëherë Dr. Spec. Jetmiri pas vdekjes së babit të Tij, njeri më të afërt e konsideron shqiptarin e madh, birin besnik të truallit kombëtar, atë që me luftën e armatosur çlirimtare, për barazi e mirqenie të popullit shqiptar në Maqedoni, bëri që të jetë e mundur jeta e përbashkët dhe në harmoni mbi bazen e platformes euroamerikane ne Maqedoninë e Veriut!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Nëntor 2024!

Related posts

Marshi i drejtësisë, Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte e pastër si loti, uroj lirim të shpejtë për çlirimtare

admin

Qoku: Në konferencën për shtyp të Ali Ahmetit, Artan Grubi ishte “bedel” i Bujar Osmanit

Gjyla Halili

Dashtevski: Pres zgjedhje korrekte dhe demokratike, KSHZ-ja vepron konform ligjit

Gjyla Halili