AKTUALE

Kush e ka nënshkruar kontratën në mes Lotarisë dhe megawin? Mexhiti shpalos fakte (DOKUMENTE)

Reagim

Luftën me nëntokën e Bullgarisë dhe Sërbisë të instaluar thellë në industrinë e lojërave të fatit nga Artan Grubi dhe piunët e tij, nuk mund ta ndalojnë me akuza të paqëna e me shpifje.

Dirigjenti Grubi, përmes hallexhiut Kreshnik Bekteshi, sot paraqiti disa gënjeshtra dhe bëri akuza qesharake, të cilat tani do ti shërbejnë si një autogol. I mësuar me keqpërdorime e intriga, croupier-i i ruletit të Llotarisë mendon se gënjeshtrat që i publikon përmes portaleve të tij populli do t’i besojë.

Po ua prezantoj kontratën e nënshkruar ndërmjet Llotarisë shtetërore dhe kompanisë së nëntokës bullgare Megawin: në të qëndron nënshkrimi i joker-it të Artanit- pra, Përparim Bajrami! Me këtë kontratë pra, pikërisht Përparim Bajrami ka themeluar ortakllëk bullgar në Megawin.

E kuptoj shqetësimin tuaj: këto pazare të pista po shkojnë në histori, e bashkë me to edhe provizionet e majme ishit mësuar t’i merrnit si shpërblim për shkatërrimin e rinisë tonë me bixhoz e kumar.

Për fund: nga viti 2017 deri në vitin 2024 janë ndërruar disa qeveri: herë ka qeverisur VMRO-ja e herë LSDM-ja. Vetëm BDI-ja ka qenë konstantë nëpër të gjitha qeveritë. Pra, BDI e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit ka bërë marrëveshje me mafinë e bixhozit, dhe jo vetëm që nuk e ka ndaluar, por e ka fuqizuar edhe më shumë kumarin në shoqërinë tonë.

Prandaj, kur flisni për mafinë e bixhozit që na e instaluat në shoqëri e në mendësi, përgjegjësinë morale kërkojeni në mesin tuaj. E përgjegjësia penale do të vijë shumë shpejtë.
————————————————————

Banner

Related posts

DLEGACIONI NGA ARABIA SAUDITE VIZITON TETOVËN

Gjyla Halili

Policia financiare ka hyrë në Klinikën për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, po kontrollohen tenderët e shpallur në shtatë vitet e fundit

Gjyla Halili

Hazbi Lika kujton Dëshmorin e Kombit, Mujdin Aliu: Krenaria për të është e përjetshme, dhe kujtimi i tij vazhdon të frymëzojë brezat për dashuri ndaj atdheut dhe lirisë.

Gjyla Halili