AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI NË VIZITË KRYETARIN E KBI-së PEJË PROF MUSLI ARIFAJ EDHE IMAMIN E MIRËNJOHUR PROF XHELAL KALOSHIN.

Sot më 7.11.2024, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës, Prof. Musli ef. Arifaj, së bashku me imamin e mirënjihur në Ingulstad tē Gjermanisë Prof Xhelal Kaloshin, njiherit dhe lexues i njohur i Kuranit, realizuan një vizitë te Reisul Ulema i Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Musli ef. Arifaj njihet për angazhimin e tij të madh në promovimin e vlerave islame në Kosovë dhe për udhëheqjen e Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës me përkushtim. Përmes aktiviteteve të tij, ai ka ndihmuar në ngritjen e ndërgjegjes fetare dhe në mbështetjen e myslimanve të Pejës dhe rrethinave.

Hoxhë Xhelal Kaloshi, nga ana tjetër, është një figurë e njohur ndërkombëtarisht si imam në Ingolstadt të Gjermanisë dhe si lexues i talentuar i Kuranit, me një zë jashtëzakonisht të bukur.
Ai ka marrë pjesë në shumë ngjarje fetare dhe konkurse të leximit të Kuranit në vende të ndryshme të Evropës edhe më gjërë, ku ka fituar edhe njohje për zërin e tij të veçantë dhe interpretimin e tij të përkushtuar. Kontributi i tij në përhapjen e fjalës së shenjtë të Kuranit ka inspiruar shumë të rinj në diasporë të ndjekin rrugën e fesë.
Në këtë takim ishte edhe hoxha i mirënjohur nga Tetova, Nuhi Ganija, i njohur për angazhimin e tij në çështjet fetare dhe kombëtare.

Në takim me Reisul Ulemanë e Maqedonisë së Veriut, të tre personalitetet shkëmbyen ide mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të komuniteteve myslimane në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe diasporë.

Gjatë këtij takimi Resiul Ulema qe i shoqëruar nga drejtori i sektorit për Diasporë Mafiz ef. Rustemi edhe drejtori i Agjencionit të Standard Hallall, z. Driton Dikena.

Allahu ju bekoftë!

Related posts

Hasani: Kujt i pengoi tubimin në sheshin Maqedonia!?

Gjyla Halili

Tërmeti në kufirin Turqi-Siri/ Shqipëria nis një mision solidariteti në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit

admin

Këshilli i Prokurorëve Publikë i rekomandon Memetit të mos marrë pjesë në punë derisa zgjat procedura kundër tij

Gjyla Halili