AKTUALE

Mucunski në mëngjes pune të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto

Në prag të takimit të Bashkësisë politike evropiane që mbahet në Budapest, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të ministrit hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Peter Sijarto, ka marrë pjesë në mëngjes pune, ku ka këmbyer mendime për çështje aktuale globale dhe evropiane politike me shefat e diplomacive të vendeve tjera.
Në fokus të diskutimit ishte dinamika e proceseve integruese euroatlantike dhe sfidat specifike të secilit prej vendeve. Në të njëjtën kohë, ministrat u dakorduan se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet kryesor, i ndjekur nga respektimi i vlerave evropiane. Në fjalimin e tij, ministri Mucunski e ka theksuar rrugën e gjatë eurointegruese që shteti e ka ecur gjatë dy dekadave të kaluara dhe ka folur për kredibilitetin e zgjerimit, që duhet të bazohet në plotësimin e agjendës reformuese”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Si pjesë e delegacionit, të udhëhequr nga kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministri Mucunski pasdite do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë politike evropiane.

Siç informoi Ministria, fokusi i samitit do të vendoset në tema siç janë siguria energjetike, siguria ekonomike dhe lidhja rajonale.

Related posts

Ganiu dhe Arifi, homazhe te varri i dëshmorit Imri Elezi

admin

Fronti Evropian dhe VLEN: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet parlamentare!

Gjyla Halili

Tetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Gjyla Halili