AKTUALE

BFI e RMV: Solidarizim me 104906 Euro për ndihmë në Jabllanicë

Banner

N J O F T I M

Solidarizim me 104906 Euro për ndihmë në Jabllanicë

Bashkësia Fetare Islame e RMV me rastin e vërshimeve që ndodhën në Jabllanicë të Bosnje dhe Hercegovinës ku pati një numër të viktimave njerëzore dhe dëme të mëdha materiale, me qëllim të solidarizimit në këto momente të vështira organizoi aksion në tërë territorin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV dhe u grumbulluan 104906 Euru. E njejta shumë iu dërgua Rijasetit të B dhe H nëpërmes Zhiro llogarisë së tij / BA391413085310001802. Rijaset IZ BiH Kovaći 36 Sarajevo/, e cila do t’i harxhojë në evitimin e problemeve dhe vështirësive të banorëve të Jabllanicës
Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shpreh mirënjohje Muftive me Myftinitë e tyre, imamëve, këshillave të xhamive dhe besimtarëve për kontributin e dhënë në këtë aksion.
Allahu Fuqiplotë e pranoftë kontributin e dhënë, viktimave t’ju falë xhennetin, ndërsa banorëve të Jabllanicës t’ua tejkalojë sa më shpejt vështirësitë e tyre.

ZYRA PËR INFORMIM
PRAN RIJASETIT TË BFI E RMV

Banner

Related posts

Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani

Gjyla Halili

Kasami: Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare

Gjyla Halili

MARRËVESHJA E ORHRIT – KULMI I KARIERËS SË AMBASADORIT TË SHBA JAMES W. PARDEW

Gjyla Halili