AKTUALE

Janevska njoftoi mbylljen e dy instituteve për shkak të parregullsive

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska njoftoi se Inspektorati Shtetëror i Arsimit vazhdimisht punon për të gjitha raportet e pranuara, me ç’rast janë konfirmuar disa parregullsi te disa universitete.
Në një deklaratë për mediat ajo theksoi se parregullsi nuk ka vetëm në universitete, por edhe në institute dhe se “procesi i mbylljes së dy instituteve ka përfunduar”, por nuk zbuloi se për cilat institute bëhet fjalë.

“Le t’i mbyllim dhe do t’i publikojmë në mënyrë transparente. Aktualisht, me siguri vazhdon edhe për tre, por duhet të përfundojë dhe do të kemi informata”, deklaroi Janevska paradite gjatë vizitës në shkollën e mesme komunale “Kole Nehtenin” në Shtip me rastin e transformimit në qendër rajonale për arsim të mesëm profesional dhe trajnim.

Te disa universitete, tha ajo, procesi është në fund, përkatësisht kanë vepruar me pagesë të dënimeve të komisioneve të vlerësimit, dekanëve dhe rektorëve.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ka inspektorë edhe në universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, ajo u përgjigj se edhe atje ka pasur një kontroll nga i cili pritet raport, duke theksuar se të gjitha universitetet, pa përjashtim, do ta kalojnë procesin. Gjithkund ku do të përfundojnë proceset, theksoi Janevska, publikisht dhe në mënyrë transparente do të publikohen rezultatet.

Në një intervistë për radion Evropa e Lirë të dielën ministrja theksoi se janë konfirmuar parregullsi në universitetet në Tetovë, Ohër dhe Strugë.

Në Universitetin e Tetovës, siç tha, është konfirmuar zgjedhja ilegale e dy profesorëve dhe se atje kontrolli inspektues ende zgjat.

Kemi probleme me universitetin “Apostol Pavle” edhe atje janë konfirmuar parregullsi. Kishte problem serioz në universitetin në Strugë, atje e mbyllëm degën për shkenca mjekësore. Këto janë procese të cilat zgjasin dhe të cilat ende janë në fazën e analizës sepse edhe Ligji për inspektimin arsimor jep disa udhëzime se si duhet të punohet…Mbyllëm dy institute shkencore dhe mendoj se së shpejti, në kohën më të shkurtër, do të mbyllim edhe dy”, tha Janevska.

Në pyetjen nëse do të mbyllen universitetet, ministrja në intervistë u përgjigj se këtë për momentin nuk mund ta konfirmojë, por kontrolli inspektues “do të tregojë se ç’farë do të bëhet atëherë kur të përfundojë”.

Related posts

“Më mirë për Tetovën”: Rritja e pragut për nënshkrime për listat e pavarura të qytetarëve vështirëson pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje

Gjyla Halili

Jusufi : Rruga e shqiptarëve është drejtë BE-së, këtë rugë nuk mund ta ndalë VMRO me vazalët e saj

Gjyla Halili

E premtoi Belind Këlliçi, zbulohet studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: Jo transport publik falas në Tiranë, kostoja e tepërt! S’mund t’u merren paratë projekteve

admin