AKTUALE

LSDM: Rënie e prodhimit industrial prej 7,9 për qind, politikat ekonomike të Mickoskit kanë dështuar

Banner

Në muajin shtator të këtij viti, prodhimi industrial ka shënuar rënie prej 7.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, thonë nga LSDM.

Rënia e prodhimit industrial është pikërisht në një muaj që duhet të jetë një stimul për rritjen e ekonomisë.

Ky është një tjetër tregues se politikat ekonomike të Mickoskit kanë dështuar.

Dhe alarmante janë të dhënat e Bankës Botërore, me OBRM-PDUKM-në në pushtet, ekonomia e Maqedonisë është në rënie të lirë dhe në vend të rritjes së pritshme ekonomike prej 2.5 për qind, këtë vit Banka Botërore pret të jetë vetëm 1.8 për qind.
Qeveria nuk ka masa për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve për rritjen e standardit të jetesës dhe nga ana tjetër nuk ka politika zhvillimore për ekonominë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje thonë se paga mesatare në vend është ulur për 1000 denarë, nuk ka rritje ekonomike, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten.

Banner

Related posts

E paralajmëruar si seancë e zjarrtë! Saimir Korreshi surprizon kolegët, shfaqet me shalqi dhe kastravec në hyrje të Kuvendit

admin

CIVIL me komunikim intensiv me publikun gjatë ditës së zgjedhjeve

Gjyla Halili

Karnevali Koret 2023 në Tuz – Nata Finale

admin