AKTUALE

Ahmeti, Rokas: BE është alternativa jonë e vetme

Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Europian, Michalis Rokas.

Ahmeti dhe Ambasadori Rokas, siç njoftojnë nga BDI, diskutuan për çështjet politike në vendin tonë, reformat e nevojshme për integrim europian, legjitimitetin dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

“Ahmeti njoftoi ambasadorin Rokas që BDI është parti e cila për asnjë çast nuk lëkundet nga përcaktimi dhe orientimi euroatlantik.

Për ne, integrimi Europian është pa altternativë dhe BDI jep përkrahje të plotë për vazhdim të negociatave dhe realizim të reformave pa asnjë vonesë dhe me konsensus politik.

Në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, z. Ahmeti përkujtoi që BE dhe SHBA janë garantues të marrëveshjes së paqes dhe që marrëdhëniet ndëretnike janë rënduar shumë nga hapat e pamenduara të qeverisë për gjuhën shqipe, përkatësinë etnike, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, etj.

Maqedonia e veriut dhe maqedonasit nuk kanë humbur asgjë nga barazia me shqiptarët dhe shteti nuk është cënuar aspak nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Dialogu politik në vend duhet të respektojë legjitimitetin zgjedhor të përfaqësuesve legjitim të komuniteteve etnike sepse kështu mundësohet stabilitet, siguri dhe kohezion shoqëror”, thuhet në njoftim.

Banner

Related posts

Vdekja e Teodora Ristovskës në aksident trafiku, Gjykata Themelore në Tetovë: Gjykatësit kanë vepruar sipas ligjit, i akuzuari është dënuar me dënimin maksimal që e lejon ligji

Gjyla Halili

ZGJEDHJET 2024/ Siljanovska-Davkova: Në statusin president nevojiten reforma të mëdha dhe të thella, është koha për një dimension i gruas në politikë

Gjyla Halili

Mot i vranët, vende-vende reshje shiu dhe fjolla të dobëta bore

Gjyla Halili