AKTUALE

Ali Ahmeti uron Presidentin Amerikan Tramp

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar popullin amerikan dhe presidentin e 47 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sytë e gjithë botës janë drejtuar kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 ku u votua për Presidentin e 47 të vendit prijës të botës demokratike.

Votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Uroj popullin amerikan dhe Presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për ti zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Europës juglindore.” shkruan Ahmeti.

Banner

Related posts

Në kohë rekord janë mbledhur 10 mijë nënshkrime për Pendarovskin

Gjyla Halili

Izet Mexhiti kundër vendimit të Qeverisë për largimin e kazinove nga shkollat dhe Xhamitë

admin

Agim Aliu: Ali Ahmeti është figurë e madhe kombëtare dhe lider me përmasa gjithëshqiptare

Gjyla Halili