AKTUALE

Bujar Osmani: “Balancuesi” ka pasur hapësirë për përmirësim mirëpo asesi të shfuqizohet!

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se shfuqizimi i Balancuesit ishte gabim, pasi ai mjet kishte nevojë për përmirësim, mirëpo jo për shfuqizim.

Osmani tha se Gjykata Kushtetuese rrëzoi iniciativat përmirësuese për balancuesin, deri sa erdhi deri tek shfuqizimi i të njejtit.

“Ka pasur inciativa për përmirësimin e balancuesit, për ti korrigjuar defektet që ka pasur ai mekanizëm. Një nga ata mekanizma ishte që në certfikata të shkruhet përkratësia etnike, mirëpo Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ato propozim, tash kur e shfuqizoi dhe balancuesin për të mos prezantu njerëzit përkatësi etnike. Me këtë logjikë të Gjykatës Kushtetuese rrënohet edhe badenteri, prandaj duhet të flasim jashtë politikave por për të mirën e përbashkët. Ligji për Përfaqësim të Drejtë është një spin, nuk e di a ka sepse ministri Minçev tha nuk ka një ligj të tillë e as grup punues. Tash është koha të flasim për këto tema mbipartiake, të flas secili intelektual e të mos lejojmë rrënimin e identitetit shqiptar”, tha Osmani.

Banner

Related posts

Pas 15 viteve DAP-UJP i duheshte një Abdul-Selam Selami që mbi 140 shqiptarë të avansohen në nëpunës tatimor me rroga plus 30% në llogarit e tyre!

admin

Qeveria siguron: Ligji për gjuhët nuk do të preket, “BDI e di këtë por bën presion të rrejshëm që të mburret”

Gjyla Halili

Georgievski: Bullgarët e kanë gjetur pikën tonë të dobët, do të na bullgarizojnë përmes Serbisë

Gjyla Halili