AKTUALE

ASH: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë emergjente, VLEN mund të hyjë në listën e VMRO nëse frikësohen

Banner

Aleanca për Shqiptarët është e gatshme dhe vlerësojmë se urgjentisht vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas së cilave forcat fituese të zgjedhjeve do të duhet të ulen dhe të zgjidhin të gjitha sfidat dhe ngërçin politik që rrezikon të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.
Me keqardhje i ndjekim qëndrimet e koalicionit jolegjitim VLEN të cilët kanë frikë nga zgjedhjet edhe duke qenë pjesë e Qeverisë dhe për absurditet janë grupacioni i vetëm politik që gjendja ju duket normale, derisa të gjjtha subjektet e tjera janë shprehur për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me zgjedhjet lokale.

Ju bëjmë thirje që të mos mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve për shkak të dëshirave personale për pushtet. Meqë këtë e kanë të vetmin dert, ju themi që nuk kemi asgjë kundër që ata të hyjnë në listë të përbashkët me VMRO-në, pasi edhe ashtu kjo parti i trajton si pjesë e tyre margjinale dhe jo si partner. Këtë nuk do ta kenë për herë të parë, pasi ata edhe në të kaluarën kanë qenë në lista të përbashkëta me LSDM-në dhe tani të njëjtën mund ta bëjnë edhe me VMRO-në.

Banner

Related posts

Tryezë e rrumbullakët për kundërshtimin e propagandës së huaj dhe dezinformatave

Gjyla Halili

Autobusët e Trafikut Urban së shpejti me Wi-fi, Rama njofton se edhe pagesa e biletës do të mund të bëhet me SMS

admin

Superekspertizat për “Llaskarcën” do të prezantohen në Gjykatën Penale

admin