AKTUALE

Mexhiti: Nuk shoh asnjë logjik për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së shpejti do kemi mbi 80 deputetë

Banner

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, deklaroi sot se nuk sheh asnjë arsye që të ketë zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale, ngase, siç deklaroi ai, që nga viti 1990 në Maqedoninë e Veriut nuk ka patur qeveri më stabile se kjo.

Kjo qeveri ka 78 deputetë dhe po rritet, pritet që të tejkalon numrin 80, kjo është 2/3 e parlamentit, pra nuk rezon për me rrit ose për të hyrë në kalkulime duke e patur një shumicë të tillë. Kjo është shumicë stabile e cila mund të ndërron edhe kushtetutë edhe ligjet edhe gjithçka që është në interes të qytetarëve”, tha Mexhiti.

Mexhiti shtoi se çdo gjë tjetër është e paarsyeshme dhe e jologjikshme, hyrja në zgjedhje, tha ai, nënkupton disa muaj, para dhe pas, bllokim të proceseve, punësimeve, bllokim të procedurave për investime.

“Por më të dëshpëruar nga kjo do të dalin biznesi i këtij vendi sepse ata duan të punojnë. Në zgjedhjet ndikon edhe tek biznesi sepse i bllokon proceset e tyre. Pra nuk shoh asnjë logjik për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Mexhiti.

Banner

Related posts

Si filloi lufta para 23 viteve në Tetovë

Gjyla Halili

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Gjyla Halili

Grubi uron Gëzuar Pashkët Katolike: Çastet festive janë frymëzim për triumfin e së mirës dhe respektit

admin