AKTUALE

Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruara daneze, Parnile Deiler Kardel

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pranuar letrat kredenciale të Pernile Deiler Kardel, ambasadore e sapoemëruar e Mbretërisë daneze me seli në Beograd.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftuan nga kabineti i saj, theksoi se që nga viti 1993 të dyja vendet në vazhdimësi ndërtuan marëdhënie miqësore dhe partneriteti të cilat reflektohen përmes nivelit të lartë të dialogut politik dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, duke theksuar se ka potencial dhe hapësirë të pashfrytëzuar për zhvillim shtesë, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

Presidentja në fjalimin e saj kujtoi përfshirjen e Danimarkës në momentet kritike të historisë së Maqedonisë së Veriut duke filluar që nga shpallja e pavarësisë dhe kontributin e ish ministrit danez të Punëve të Jashtme, Ufe Eleman Jensen, deri në ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO kur Danimarka ishte ndër vendet e para anëtare që e bëri këtë.
Më lejoni të shprehë mirënjohjen time të pamasë për mbështetjen e rëndësishme nga Mbretëria e Danimarkës për integrimet tona evropiane. Pres që ajo të vazhdojë me një ritëm të pandërprerë gjatë presidencës suaj të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2025”, theksoi presidentja Siljanovska Davkova.

Ambasadorja Deiler Kardel theksoi se është nder i madh për të që dorëzon kredencialet me të cilat është akredituar si ambasadore e Mbretërisë së Danimarkës dhe theksoi se do të ndjekë me shumë interes rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja Siljanovska Davkova ambasadores së sapoemëruar i uroi realizimin e suksesshëm të kësaj pozite të çmuar dhe të përgjegjshme dhe shumë suksese e shëndet në kryerjen e misionit të ambasadores.

Related posts

Mot me diell me temperatura deri 25 gradë

Gjyla Halili

PTHP: Hetim për mbylljen e sallave të kirurgjisë në qendrën klinike ‘Nënë Tereza’

Gjyla Halili

Mexhiti nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri, dallimi nga më parë është se ofrohen kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik

Gjyla Halili