AKTUALE

BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV – SË MERR PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE “DIALOGU NDËRFETAR NË BALKAN” ORGANIZUAR NGA ITSHKSH – SHKUP

Banner

Sot, 30 tetor (e mërkurë), me ftesë të drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Prof. Dr. Skender Asani, si përfaqësues të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Fejzulla Sadiki, së bashku me drejtorin e Vakufeve, Mr. Fehmi Ebibi, morrën pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Dialogu Ndërfetar në Ballkan”.

Përpara auditoriumit të përbërë nga studijues dhe ekspertë të fushave të ndryshme si dhe personaliteteve publike, në fjalën e tij drejtori Sadiki, në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, falenderoi për ftesën nikoqirin e këtij organizimi, drejtorin Prof. Dr. Skender Asani si dhe i përshëndeti të gjith ata të cilët prezentonin në këtë konferencë shkencore, duke apostrofuar se Bashkësia Fetare Islame e RMV – së historikisht në të kaluarën por edhe sot, ka lujatur dhe luan rol konstruktiv në forma të ndryshme në ngritjen e nivelit të dialogut ndërfetar te Shqiptarët në ballkan si dhe në përmasa ndërkombëtare.

Banner

Related posts

KANË AFTËSI PASTRUESE DHE ULIN KOLESTEROLIT, KËTO JANË USHQIMET NATYRALE MË TË MIRA PËR KORONARET E ZEMRËS

Gjyla Halili

U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO

admin

Dy kafene në Shkup do të mbyllen për 10 ditë, nuk e respektuan orarin e punës

admin