AKTUALE

Gjenerali Wesley Kanne Clark shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Çairit

Me iniciativën dhe propozimin tim, bashkë me Këshillin e komunës, sot shpallëm gjeneralin Wesley Kanne Clark si “Qytetar Nderi” të komunës së Çairit. Ky vendim është marrë me një unanimitet të plotë, pasi është një nder dhe njohje e merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Ky titull, që përkon me Ditën e Veteranëve të SHBA-së më 11 nëntor, simbolizon mirënjohjen tonë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në këtë ditë të veçantë, ne në Çair nderojmë një mik të madh të rajonit tonë dhe shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij për paqen dhe lirinë.

Më 13 nëntor, ai do të na nderojë me prezencën e tij në Shkup për ta pranuar plaketen e shpalljes si “Qytetar Nderi” i komunës së Çairit. Kjo do të jetë një mundësi e veçantë për të gjithë ne për të shprehur mirënjohjen tonë për mbështetje dhe angazhimin e tij për paqen dhe stabilitetin në rajon. https://www.facebook.com/share/p/1CX3dcudVn/

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE: Pendarovski po të mos ishte President nuk do të jetonte në Maqedoni

Gjyla Halili

Mexhiti priti ambasadoren amerikane: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë

Gjyla Halili

Kadriu i përgjigjet Limanit: As unë as fisi im kurrë nuk kanë trokitur në derën e hasmit

Gjyla Halili