AKTUALE

Deputetja Rina Ajdari e ftuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan në programin për Liderët e Rinj në Politikë

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ftuar nga Kongresi Amerikan në programin për Liderët e Rinj në Politikë.

Gjatë qëndrimit në Uashington DC dhe në Uiskonsin do të trajtojmë temat që lidhen me zgjedhjet, votuesit dhe proceset e lidhura me mediat në politikë, Financimi i fushatave, sistemi dhe ligjet si dhe në çfarë mënyre kandidatët dhe fushatat i përdorin mediat sociale.

Postimi i znj. Ajdari:

Me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit (US Department od State) dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup, e nderuar që mar pjesë në Programin e Shkëmbimit Zgjedhor të SHBA-së #ACYPL 2024, nga 27 tetor – 6 nëntor 2024. Që nga viti 1966, Këshilli Amerikan i Liderëve të Rinj në Politikë (ACYPL) ka drejtuar një sërë programesh ndërkombëtare në partneritet me Departamentin e Shtetit të SHBA-së për liderët në zhvillim në SHBA dhe në mbarë botën.

Gjatë qëndrimit në Uashington DC dhe në Uiskonsin do të trajtojmë temat që lidhen me:
•Mobilizimi i votuesve: Mjetet dhe taktikat për të marë pjesë në votim;
•Roli i partisë republikane në zgjedhjet e e vitit 2024;
•Roli i partisë demokratike në zgjedhjet e vitit 2024;
•Mobilizimi i votuesve: mjetet dhe teknikat gjatë procesit parazgjedhor;
•Qëndrimi i votuesve dhe trendet e zgjedhjeve;
•Roli i mediave në politikë; Financimi i fushatave, sitemi dhe ligjet si dhe në çfarë mënyre kandidatët dhe fushatat i përdorin mediat sociale.

U.S. Embassy North Macedonia
American Council of Young Political Leaders

Banner

Related posts

Jeton Shasivari në Drejtësi, Sedat Sulejmani në Kulturë, Agon Ferati zëvendëson Stoilkoviqin

Gjyla Halili

SHKËNDIJA BOX solli spektaklin e boksit në Tetovë : Turneu Ndërkombëtar “Tetova n’Festë” solli duele të forta dhe shpalli kampionët e mbrëmjes

Gjyla Halili

Shabani mohon kalimin në VLEN: ASH nuk hyn në qeverinë aktuale, fokusi te riorganizimi i partisë

Gjyla Halili