AKTUALE

“Inovacionet”, buxheti i dëmtuar për 3,2 mln denarë

Dhjetëra kompani me aktivitete të ndryshme duke marrë para nga shteti për projekte inovative dhe zhvillimore, në vend që t’i realizojnë kanë pasur projekte pa rezultat ose kanë qenë projekte fiktive kanë dëmtuar buxhetin për 3.2 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës drejtor i Fondit të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik Nikolla Dodov, shkruan Alsat.

Sipas tij këtë e ka treguar një revizion i brendshëm që ka konstatuar parregullsi të rënda në punën e Fondit, i cili ka ndarë para pa plotësuar kriteret për mbështetjen e projekteve, ndërsa në kundërshtim me rregulloret dhe dispozitat e Ligjit të Veprimtarisë Inovative, para kanë marrë edhe institucione private shëndetësore dhe firma të lidhura me zyrtarë politik.

“Rreth 60 kompani nuk i kanë plotësuar detyrimet dhe kanë shpërdoruar fondet për projekte joekzistente, ndërsa disa institucione private shëndetësore kanë përdorur fonde gjatë krizës së Covid-it kur shëndetësia shtetërore ishte në kolaps. Një borxh prej rreth 3.2 milionë euro nuk është kthyer ende në buxhetin e shtetit. Menaxhmenti i ri po merr masa për arkëtim dhe tashmë janë grumbulluar rreth 600 mijë euro. Revizioni i brendshëm ka identifikuar kontrata të papërshtatshme dhe praktika të dyshimta, duke përfshirë firma të lidhura me zyrtarë politikë”, tha Nikolla Dodov, Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik FIZHT./ Alsat.mk

Related posts

Ushtria e Maqedonisë ka më pak gra ushtare profesioniste në krahasim me vendet e rajonit

Gjyla Halili

Nikollë Camaj: Tragjedia në Koçan dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme

Gjyla Halili

Deri më 12 shkurt targat e veturave duhet të ndryshojnë në “NMK”, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë

Gjyla Halili