Nënkryetari i kuvendit në Mal të Zi, Nikollë Camaj, ka marë pjesë në Samitin e tretë Parlamentarë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, të mbajtur në Riga të Repulikës së Letonisë.
Në fjalimit e tij Camaj potencoi se Mali i Zi ofron mbështetje të pakushtëzuar për ruajtjen e sovratinetit politik, pavarsisë dhe integritetit territorial të Ukrainës, mbrenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Nënkryetari Camaj realizoi takim me kryetarin e kuvendit të Ukrainës Ruslan Stefanchuk, kryetaren e kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiripali, kryetarin e kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, kryetarin e parlamentit të Litenshtajnit Albert Frik, dhe nënkryetarin e parlamentit suedes Kenneth Forshtund.
“Dy ditë në Riga, në Samitin e tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, aty ku u mblodhën njerëzit që gjinden në anën e drejtë të historisë; e je në anën e drejtë, nëse mban anën e viktimës”- ka shkruar Camaj.
Ja postimi i plotë i nënkryetarit të Parlametit të Malit të Zi, Nikollë Camaj:
Dy ditë në Riga, në Samitin e tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, aty ku u mblodhën njerëzit që gjinden në anën e drejtë të historisë; e je në anën e drejtë, nëse mban anën e viktimës…
Së bashku me këshilltarin Marjan Lulgjuraj patëm kënaqësinë të ishim pjesë e Samiti në fjalë dhe të prezantojmë Parlamentin e Malit të Zi.
Përpos fjalës në panel, ishte rast i mirë që në margjinat e Samitit të realizoja edhe disa takime bilaterale, me kryetare e kryetarë kuvendesh, ndër të tjerët edhe me Elisa Spiripali, Ruslan Stefanchuk, Afrim Gashi, Albert Frik, Kenneth Forshtund …