AKTUALE

Hasani kritika për politikën e Orbanit: Mbështet ide që janë kundër parimeve të BE-së

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani ka marrë pjesë në seancën plenare të LXXII COSAC që është mbajtur në Budapest. Në fjalimin e tij, Hasani ka zgjedhur të flasë për procesin e zgjerimi të BE-së, ndërkaq nuk ka hezituar as të kritikojë politikën e kryesuesit aktual, Hungarisë në krye me Viktor Orban.

Hasani ka deklaruar se Hungaria duhet ta mbështesë më shumë politikën e zgjerimit, ndërkaq ka bërë të ditur se ajo nuk i përmbush pritjet e europianëve në RMV.
Hasani kritika për politikën e Orbanit: Mbështet ide që janë kundër parimeve të BE-së
Hasani kritika për politikën e Orbanit: Mbështet ide që janë kundër parimeve të BE-së
Publikuar 19:28 28 Tetor, 2024
Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani ka marrë pjesë në seancën plenare të LXXII COSAC që është mbajtur në Budapest. Në fjalimin e tij, Hasani ka zgjedhur të flasë për procesin e zgjerimi të BE-së, ndërkaq nuk ka hezituar as të kritikojë politikën e kryesuesit aktual, Hungarisë në krye me Viktor Orban.

Hasani ka deklaruar se Hungaria duhet ta mbështesë më shumë politikën e zgjerimit, ndërkaq ka bërë të ditur se ajo nuk i përmbush pritjet e europianëve në RMV.

Vlerëson se këto dyshime thellohen më shumë, pasi siç vlerëson, “Orban mbështet ide dhe subjekte që janë kundër parimeve të BE-së”.

“Presidenca hungareze duhet të mbështesë më shumë politikën e zgjerimit të BE-së, veçanërisht bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor. Anëtarësimi i rajonit do të jetë i dobishëm për BE në tërësi nga pikëpamja ekonomike, e sigurisë dhe gjeopolitike. Prandaj, ruajtja e stabilitetit të rajonit në fqinjësinë e afërt të BE-së është shumë e rëndësishme.

Dua të theksoj se kryesimi hungarez i BE-së në krye me z. Orban, nuk i përmbush pritjet e evropianëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, sepse ai mbështet ide dhe subjekte që janë kundër parimeve të BE-së dhe kundër integrimit tonë, komunitetit në BE. Ne evropianët presim më shumë nga ju, BE dhe jo të tradhtoni shpresën dhe ëndrrat e brezave të rinj, siç bëtë ju me shpresat dhe ëndrrat e brezit tim dhe pritshmëritë që premtojnë një të ardhme më të mirë; Por në të njëjtën kohë detyra jonë është të përfundojmë detyrat tona që kemi filluar”, tha mes tjerash Hasani.

Më tej Hasani deklaroi se Bashkimi Evropian ka kohë që është i angazhuar në ofrimin e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, sepse komuniteti nuk mund të jetë i plotë pa aderimin e këtij rajoni dhe se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor përfaqëson një investim në paqen, prosperitetin dhe sigurinë afatgjatë të kontinentit.

Related posts

Blerim Bexheti siguron përkrahje nga ambasadat për fëmijët me nevoja të veçanta

admin

Çfarë po ndodh me USAID-in?

Gjyla Halili

Dita ndërkombëtare e punës do të shënohet me protestë të 1 majit dhe kërkesa drejtuar qeverisë së re

Gjyla Halili