AKTUALE

Fondacioni “Golden Eagle” fton artistët me aftësi të kufizuara të aplikojnë për pjesëmarrje në ekspozitë

Fondacioni “Golden Eagle” fton artistët me aftësi të kufizuara të aplikojnë për pjesëmarrje në ekspozitën që do të mbahet me 3 dhjetor në fabrikën Freesia.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe aplikimi është i hapur deri më 20 nëntor. Artistët e përzgjedhur do të përfitojnë 300 euro për pjesëmarrje dhe do të kenë mundësi të shesin punimet e tyre.

Ekspozita do të mbahet në të njëjtën ditë me disa aktivitete të tjera të veçanta dhe do të përfshijë figura eminente nga fusha të ndryshme.

Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje unike. Aplikimin mund ta bëni në adresën elektronike: fondacioni@goldeneagle-ks.com

Banner

Related posts

BDI: VLEN-i është bërë sinonim i nënshtrimit, edhe Maksim Dimitrievski u jep ultimatume, ndërsa ata heshtin

Gjyla Halili

Athinë, një bombë shpërthen jashtë zyrave kompanisë së hekurudhave

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PËR VIZITË URIMI NË UNIVERSITETIN “NËNË TEREZA”

Gjyla Halili