AKTUALE

Ahmeti: VLEN-i të largohet nga Qeveria, po nënçmohen shqiptarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka vazhduar takimet me qytetarët në Saraj.

Ahmeti nga Saraji kërkoi që të respektohet legjitimiteti dhe të bëhet veting për të gjithë funksionarët.

“Populli në këmbë i shqetësuar për nëpërkëmbjen, poshtërimin, nënçmimin që po i bëhet shqiptarëve, barazisë etnike dhe të arriturave të Marrëveshjes së Ohrit.

Saraji kërkon një vend europian, barazi, veting, respektim të legjitimitetit, dinjitet!

Do të vizitojmë çdo vendbanim, do të flasim me gjithësecilin nga ju dhe do të veprojmë ashtu si do të thoni ju”, ka shkruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndër të tjera ai kërkoi dhe tërheqjen e VLEN-it nga qeveria, pasi siç tha ai shqiptarët me ta janë duke u nënçmuar në qeveri monoetnike.

Banner

Related posts

Kjo është jehona e votuesve deri në ora 11:00 sipas KSHZ-së

Gjyla Halili

Sulejmani nga VLEN: BDI keqpërdori edhe festën e 28 Nëntorit për ta tensionuar situatën në vend, vetëm pse ata më nuk janë në pushtet

Gjyla Halili

Lionel Messi nuk shqetësohet më për Topin e Artë, mendimi i tij ka ndryshuar krejtësisht

admin