AKTUALE

Izet Mexhiti: NUK KA QEVERI PA VLEN-in!

Në edicionin e sotëm të emisionit Trilling, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti theksoi se nuk ka asnjë parti tjetër shqiptare që mund të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Në pyetjen për mosmarrëveshjen me partinë e koalicionit ZNAM, Mexhiti deklaroi se është më e lehtë dhe më logjike që mund të funksionojë koalicioni VMRO dhe VLEN, sesa VMRO dhe ZNAM, sepse nuk ka pasur dhe nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarë.

Zëvendëskryeministri theksoi se VLEN ka një qasje serioze dhe transparente dhe udhëhiqet nga synimet e vendosura në fillim, që janë lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe decentralizimi.

Sipas Mexhitit partia ZNAM po luan me kartën nacionaliste, e cila për arsye të paqarta sillet në këtë mënyrë.

“Ata kanë dalur nga LSDM dhe deri dje luftonin për konceptin qytetar”, sqaroi Mexhiti.

Banner

Related posts

Zjarri pranë Jazhincës sërish del jashtë kontrollit – rruga mbetet e mbyllur

Gjyla Halili

Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili

BDI: Dita e Gjashtë nga legalizimi i fyerjes ndaj Shqiptarëve

Gjyla Halili