LSDM-ja nuk komenton kritikat e një dite më parë të anëtarit të bordit ekzekutiv Petre Shilegov për liderin aktual Venko Filipçe dhe ish kreun e partisë Zoran Zaev. Sipas tyre, Filipçe është kryetar legjitim kurse LSDM-ja është parti demokratike.
LSDM-ja kishte zgjedhje të brendshme legjitime në të cilat u zgjodh lider i ri edhe atë në një procedurë në të cilën morën pjesë katër kandidatë. LSDM-ja është partia me demokratike në shtet sepse është e vetmja që e zgjedh kreun e partisë në zgjedhje të drejtpërdrejta nga anëtarët e LSDM-së. Nga aty vjen legjitimiteti i kryetarit Venko Filipçe dhe prandaj ai nuk mund të kontestohet. Rreth pyetjes tuaj konkrete, nuk e kemi në plan të hymë në sulme personale dhe mbetemi të përkushtuar në parimet demokratike që respektojnë qëndrimet e ndryshme”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.
Ish kreu i Qytetit të Shkupit, ish deputet dhe ish zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, i cili është akoma anëtar i partisë, shkroi në rrjetet sociale se LSDM-ja është parti e robëruar nga dy liderë të njëanshëm duke aluduar në Filipçen dhe Zaevin
Të mos gënjehemi!!!
LSDM është parti e robëruar. Që nga viti 2019. Me dy liderë të njëanshëm nga rajonet jugore. Kjo nuk është LSDM-ja. Këto janë tezgaxhinj. Nga Milanoci. I sipërm ose i poshtëm.
Marsi është pranverë!!! Pranvera është LSDM!!!!”, shkruan Petre Shilegov, LSDM.
LSDM-ja është në proces konsolidimi. Organet komunale janë duke u riorganizuar dhe duke zgjedhur delegatët e tyre. Sipas statutit aktual, Filipçe, ka mandat deri në mars. Nëse nuk ndryshohet statuti, në mars duhet të ketë zgjedhje të tjera për kryetar./Alsat.mk