Kuvendi sot do të mbajë tre mbledhje të njëpasnjëshme.
Deputetët në kuadër të mbledhjes së 17-të plenare do të diskutojnë rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikime elektronike, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për caktim të emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për gjelbërim urban, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për rrugët publike, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për oratin e punës të punonjësve mobil në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim të komunikacionit rrugor, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për shërbimet postare, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për ski qendrat, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për banim, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për auto-kampe, të gjithë në procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të kësaj mbledhje janë edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për tokë ndërtimore, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për planifikim urbanistik, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për aviacion, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lundrim të brendshëm, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për interoperabilitet në sistemin hekurudhor, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për teleferik, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për marrëveshjet për transport në komunikacionin hekurudhor, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për furnizimet publike. Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për ndërtim, të gjithë në procedurë të shkurtuar.
Në mbledhje do të diskutohet edhe rreth Propozim ligjit për plotësim të Ligjit për banim në lexim të parë dhe Kërkesës për dhënie të interpretimit autentik të nenit 20 paragrafi 2 nga Ligji për rrogë dhe kompensime të tjera të personave të zgjehdur dhe emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës Socialiste të Maqedonisë” numër 36/1990 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 44/1990, 11/1991, 38/1991, 23/1997, 37/2005, 84/2005, 121/2007, 161/2008, 92/2009, 42/10, 97/10, 162/10, 11/12, 145/12, 170/13, 139/14, 45/18 dhe 233/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 51/23, 65/23 и 51/24), parashtruar nga deputeti Oliver Spasovski.