SPORT

Ronaldo kthehet te Real Madrid?

Banner

Një postim i bërë së fundi nga Real Madrid i ka trazuar tifozët e skuadrës së madhe spanjolle.

“Los Blancos” kanë lëshuar një postim enigmatik në Twitter ku shihen dy flamuj, i Brazilit dhe i Portugalisë, si dhe një palë sy (emoji).

Një njoftim i ngrohtë për të dy kombet, por ndoshta i përkiste futbollistit në veçanti. Kjo është arsyeja pse mbështetësit e “Los Blancos” u çmendën në një mënyrë shumë specifike.

Ata nisën të ëndërrojnë rikthimin e Cristiano Ronaldos dhe komentuan postimin me foto të panumërta të kampionit portugez, shpeshherë i shoqëruar edhe nga Marcelo, që do të përfaqësonte flamurin brazilian.

Një sugjerim shumë i vështirë, por që tregon se sa shumë janë të prirë tifozët e Real Madridit ta shohin sërish CR7 në “Bernabeu”. Ndër të tjera, vetë portugezi bëri një vizitë tek ish-skuadra e tij pak më pak se një muaj më parë, kur u paraqit në kampin stërvitor të ngritur në Arabinë Saudite nga Real Madrid në kuadër të finales së Superkupës spanjolle.

Banner

Related posts

Rasell: Gjërat po shkojmë keq e më keq

admin

Henry zbulon se De Bruyne ka probleme personale

admin

Çfarë thotë Morgan për Ronaldon?

admin

Leave a Comment