AKTUALE

Delegacion i Bashkësisë Fetare Islame vizitë punë në SMIIC të Turkiyes

Banner

Një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame, Driton Dikena- drejtor i Agjensionit të Hallall Standard dhe Nasir ef. Rexhepi – Mufti i Muftinisë së Shtipit, kanë zhvilluar një takim pune me Sekretarin gjeneral të Institutit të Standardizimit dhe Metrologjisë për Vendet Islame ( SMIIC), Mr. Ihsan Övüt. Ky institucion është i lidhur me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe synon zhvillimin dhe harmonizimin e standardeve për vendet islamike, veçanërisht në fusha si ushqimet hallall, farmaceutika dhe kozmetika.
Objektivat e takimit ishin fillimi i bashkëpunimit në këto fusha si dhe krijimi i një sistemi të unifikuar standardesh: Vendosjen e standardeve të përbashkëta për të siguruar që produktet të plotësojnë kërkesat e përbashkëta të cilësisë dhe sigurisë.
Të dy palët ranë dakord se koha është për zhvillimin dhe mbajtjen e një sistemi të qëndrueshëm për certifikimin hallall, duke siguruar që produktet të jenë në përputhje me normat islame.
Gjatë takimit na shoqëroi edhe drejtori i Komitetit për akreditimin Hallall në Republikën e Turkiyes, mr. Zafer Soylu.
Qëllimi i HAK është të sigurojë që produktet dhe shërbimet që paraqiten si hallall të jenë në përputhje me rregullat fetare islame, si dhe standardet ndërkombëtare për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit.
U ra dakord që takimi i ardhshëm të jetë në Shkup për tu njohur më afër me punën e Agjensionit të Hallall Standartit ku gjatë asaj vizite pritet që të organizohen edhe disa seminare dhe trajnime për palë të interesuara.

Banner

Related posts

Bastri Bajarami largohet nga Lëvizja Besa, do të jetë i pavarur në Kuvend

admin

Grubi: Besoj se në fund të korrikut do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese

admin

Vlen-VMRO zëvendëson Merita Mustafain me një maqedonas

Gjyla Halili