“Porosia e kullës”, pas një rrugëtimi nga Tirana në Prishtinë sonte në kullën e saj në Malësi.
Në qendrën për kulturë në Tuz, në prani të një numri të madh të mysafirëve dhe të ftuar nga të gjitha viset shqiptare, me fillim në ora 19 u promovua libri i atdhetarit dhe veprimtarit shqiptarë që ka lindur në Malësi por jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Pashko Camaj.
“Porosia e kullës” përshkruan jo vetëm vuajtjet personale dhe ato të bashkëkombësve të tij, por edhe tregon përballjet me padrejtësitë e pushteteve të huaja dhe pamundësinë për të gjetur një të ardhme më të mirë brenda kufijve të trojeve shqiptare.
Ky libër përmban kujtime dhe rrëfime të jashtëzakonshme që pasqyrojnë vuajtjet e shqiptarëve dhe vështirësitë e shumta me të cilat janë përballur, shpesh duke u detyruar të largohen nga atdheu për shkak të mungesës së perspektivës.