AKTUALE

Dehari: Mbrëmja poetike në Kërçovë na mbushi frymëzim

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka vlerësuar mbrëmjen poetike ku morën pjesë poetë nga trojet shqiptare, duke i falënderuar për këtë ngjarje të madhe kulturore.

Do të jem gjithmonë mbështetës i punës suaj të çmuar dhe do të bëj çmos që krijimtaria juaj të gjejë hapësirën e duhur për t’u zhvilluar dhe për t’u promovuar, ka theksuar Dehari.

Postimi i tij në fb:

“HYJNESHA ILIRE THANA”
“Si kryetar i komunës, dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë poetët dhe shkrimtarët e mbrëmjes së sotme. Vargjet tuaja të ndjera, nga Kërçova, Shqipëria, Kosova ,Tetova dhe më gjerë, na mbushën me frymëzim dhe krenari për gjuhën tonë. Ishte një kënaqësi dhe nder të isha pjesë e kësaj mbrëmjeje që bashkon kaq shumë shpirt dhe kulturë. Një falënderim të veçantë shkon për klubin e shkrimtarëve “Penestija” për organizimin e këtij eventi të mrekullueshëm. Do të jem gjithmonë mbështetës i punës suaj të çmuar dhe do të bëj çmos që krijimtaria juaj të gjejë hapësirën e duhur për t’u zhvilluar dhe për t’u promovuar. Faleminderit për kontributin tuaj në pasurimin e identitetit tonë kombëtar.”

Banner

Related posts

“Përmbytet” Tetova: Garazhe, shtëpi e oborre mbushen me ujë

Gjyla Halili

Bashkëpunim për të ardhmen: Rinia e BDI-së takon deputetët

Gjyla Halili

Shpallen konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2025

Gjyla Halili