AKTUALE

NJË TAKIM ME PATRIOTIN HOXHË XHEVAT KRYEZIUN – NJË FIGURË MARKANTE NË PAJTIMIN E GJAQEVE.

Në konferencën shkencore në Prishtinë mbi veprimtarinë e merhumit Prof. dr. Rexhep Boja – ish Myfti i Kosovës pata nderin të takoj për një moment të shkurtër njërin ndër personalitetet e njohura patriotike në procesin e pajtimit të gjaqeve Hoxhë Xhevat Kryeziun.
Më kujtohet koha kur filloi iniciativa e madhe e pajtimit të gjaqeve në trojet shqiptare e udhëhequr nga patriotët dhe humanistët e mëdhenjë si Anton Çeta, Idriz Kakruki, e me te bashkë në vitin 1990 një hoxhë i ri me ta krah për krahu me emrin Hoxhë Xhevat Kryeziu nga Kosova. Ishte i urtë, human, aktiv, por mbi të gjitha shumë i guximshëm. Me vullnet të jashtzakonshëm në tubime masovike me qindra mijë shqiptarë i printe pajtimit të gjaqeve dhe grupe grupe familjesh falnin gjakun dhe shtriinin dorën e pajtimit. Kjo ngjarje përfshiu edhe shqiprarët e Maqedonisë së veriut dhe kurr nuk harrohet tubimi i madh në Rudinën e Çegranit. Hoxhë Xhevat Kryeziu edhe i përndjekur dhe i rrezikuar nga xhandarmëria sërbe ku disa herë i kanosej burgu nuk ndalej në këtë aktivitet fetaro kombëtar.
Mbetet i paharuar ky mund i madhë patriotik dhe i shenjtë që i parapriu lirisë dhe pavarësisë së Kosovë.
Qoft i bekuar ai dhe vepra e tij për fe e atdhe.

Banner

Related posts

BDI promovon sot Bujar Osmanin, si kandidat për president të Maqedonisë

Gjyla Halili

Buzhala: Mirmëngjes të gjithëve, përveç tetovarëve që nuk protestojnë për Sheshin Marshall TITO

Gjyla Halili

Taravari: VLEN një kryetar, mision i pamundur!

Gjyla Halili