AKTUALE

Shqipëria drejt BE-së: Mexhiti dhe Fetai me urim vëllazëror për Edi Ramën

Zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, kanë dërguar një letër urimi të përzemërt drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në urimin e tyre, ata e kanë cilësuar këtë moment si një “hap historik dhe vendimtar drejt realizimit të aspiratave evropiane të popullit shqiptar” dhe kanë lavdëruar përkushtimin e Shqipërisë për reformat e nevojshme që kanë bërë të mundur këtë arritje të rëndësishme.

Ndërkohë, Mexhiti dhe Fetai kanë shprehur keqardhjen që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po ndahen përkohësisht në rrugëtimin e tyre të integrimit evropian, por kanë shprehur besimin se këto dy vende së shpejti do të bashkohen përsëri në këtë proces të rëndësishëm.

“Ripohojmë përkushtimin tonë për të gjetur zgjidhje të zgjuara për çështjet që pengojnë nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut”, theksuan ata, duke nënvizuar perspektivën për një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për rajonin.

Related posts

LDK-ja do të kërkojë komision hetimor për “keqpërdorimet me rezervat shtetërore”

admin

Besim Hoda: Ish ushtari i UÇK-së mu lajmërua dhe më tha se nuk ka bukë për iftar

Gjyla Halili

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

Gjyla Halili