AKTUALE

Përfaqësuesja e OSBE-së znj Llajons viziton Kërçovën, Dehari: Shpresoj që ky bashkëpunim do të sjell projekte konkrete

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot ka realizuar takim me përfaqësuesen e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, znj. Sherill Llajons, dhe asistentin për monitorim, z. Shkëlqim Zilbeari.

Në takim është diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Kërçovës dhe OSBE-së, me theks të veçantë mbështetja e të rinjëve dhe grupeve që ofrojnë ndihmë për qytetarët në nevojë, ka theksuar Dehari.

Ja postimi i plotë:

Sot zhvilluam një takim shumë të frytshëm me përfaqësuesen e OSBE-së në vendin tonë, zonjën Sherill Llajons, dhe asistentin për monitorim, z. Shkëlqim Zilbeari. Diskutuam një sërë çështjesh me rëndësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe OSBE-së, me fokus të veçantë në mbështetjen e të rinjve, organizatave rinore, shoqatave joqeveritare dhe grupeve që ofrojnë ndihmë për qytetarët në nevojë.
Gjithashtu, u theksua rëndësia e përkrahjes së grupeve më të vogla etnike dhe organizatave të grave, të cilat luajnë një rol kyç në zhvillimin dhe përfshirjen sociale. Përmes këtyre nismave, synohet fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të tjera vulnerabël, duke i dhënë mundësi për një pjesëmarrje më aktive në shoqëri dhe në zhvillimin e komunitetit.
Ky bashkëpunim me OSBE-në shpresojmë të sjellë projekte konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fuqizimin e komuniteteve tona, duke krijuar një të ardhme më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

Banner

Related posts

Mickovski uron popullin serb për “Sveti Savën”

Gjyla Halili

Alarme për bomba në 32 shkolla në Shkup dhe një në Prilep

admin

Shkencëtarët bëjnë hap të rëndësishëm në zgjidhjen e misterit: Nga erdhi uji në tokë?

admin