AKTUALE

Nikollë Camaj mirëpret amabsadorin e Ukrainës në Mal të Zi, Oleg Gerasimenko

Banner

Nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj sot ka realizuar takim me ambasadorin e Ukrainës në Mal të Zi, SH.T.Z. Oleg Gerasimenko.

Në atë takim është biseduar për Samitin e ardhshëm Parlamentar të Platformës së Krimesisë në Riga.

“Fillimisht shpreha keqardhjen për ngjarjet e luftës dhe viktimat e pafajshme në Ukrainë, duke cekur se Mali i Zi edhe më parë i ka hap dyert për njerëzit në nevojë, dhe se është shteti i parë jashtë BE-së, i cili ka pranuar refugjatë nga Ukraina”-ka theksuar Camaj.
Ja postimi plotë:

Sot, në kabinetin tim, prita ambasadorin e Ukrainës në Mal të Zi, SH.T. Z. Oleg Gerasimenko.
Temë e takimit ishte Samiti i ardhshëm Parlamentar i Platformës së Krimesë, në Riga, më 23 – 28 tetor, në të cilin do të marrë pjesë.
Fillimisht shpreha keqardhjen për ngjarjet e luftës dhe viktimat e pafajshme në Ukrainë, duke cekur se Mali i Zi edhe më parë i ka hap dyert për njerëzit në nevojë, dhe se është shteti i parë jashtë BE-së, i cili ka pranuar refugjatë nga Ukraina”- ka theksuar Camaj.

Ambasadori Gerasimenko falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe për ndihmën që Mali i Zi i ka dhënë Ukrainës, me çka është dëshmuar si shtet i vogel me zemër të madhe. Ai, po ashtu shprehu shpresën se personat e zhvendosur nuk do të presin shumë që të kthehen në atdheun e vet.
Në fund, ambasadorit Gerasimenko i përcolla mesazhin se edhe si qytëtar i këtij shteti, por edhe si shqiptar, njoh dhimbjën e Ukrainës dhe solidarizohem me të.
Reciprokisht u konkludua se marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore, siç dëshmojnë nëntë marrëveshjet e nënshkruara dhe trembëdhjetë të tjera që janë në proces e sipër.

Banner

Related posts

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Shkodran Tolaj: UÇK në Maqedoninë e Veriut: Simbol i Barazisë dhe Dinjitetit Kombëtar

Gjyla Halili

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 7 gradë

Gjyla Halili