AKTUALE

Takim Mexhiti-Aliu, në fokus bashkëpunimi ndërkufitar

Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit Aliu pas krijimit të qeverisë së re.

Në këtë takim, Zëvendës Kryeministri Mexhiti shprehu falënderime për ministrin Aliu dhe delegacionin e tij, përfshirë ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, duke theksuar përkushtimin e tij dhe të qeverisë për të bashkëpunuar në çdo fushë që ka interes për qytetarët e të dy vendeve.

Diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin ndërkufitar, duke përmendur projektin për mbrojtjen e lumit Lepenc përmes menaxhimit të integruar të resurseve ujore. Të dy ministrat u dakorduan për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në ruajtjen e biodiversitetit, mbrojtjen e specieve dhe habitatit natyror, veçanërisht në zonat e mbrojtura si Parku Nacional i Sharrit. Po ashtu, ata diskutuan për projekte në fushën e energjisë së rinovueshme dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në të dyja vendet.

Në një takim të veçantë të mbajtur më vonë, Ministri Mexhiti priti një delegacion nga Ministria për Mjedisin e Republikës së Kosovës, ku u diskutua për avancimin e bashkëpunimit mes dy ministrive për të adresuar çështje të rëndësishme mjedisore dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Delegacioni kosovar prezantoi Projektin për Hidrosistemin Iber – Lepenc, i financuar nga WBIF, dhe theksuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekologjisë.

Të dy ministrat u pajtuan se është thelbësore të vazhdohet me përmirësimin e marrëdhënieve dhe të shfrytëzohen potencialet për thellimin e bashkëpunimit në çështjet mjedisore dhe ekologjike.

Kjo vizitë dhe takimet e mbajtura nënvizojnë angazhimin e fortë të dy vendeve për të punuar së bashku për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të sigurt për qytetarët e tyre.

Banner

Related posts

Bdi më 6 prill hap shtabin në Butel

Gjyla Halili

Kërçovarët solidarizohen me ish ministirn Kreshnik Bekteshi

Gjyla Halili

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Gjyla Halili