Një aksion i madh policor është zhvilluar në rajonin Strumicë – Gjevgjeli, me çka janë arrestuar katër persona. Gjatë bastisjes së një automjeti udhëtimi dhe nëpër shtëpitë e tyre janë gjetur lëndë narkotike dhe pajisje për përdorimin e lëndëve, njofton MPB-ja. Aksioni është nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.
Më datën 15.10.2024 në ora 17:30 minuta në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB-Strumicë e NJPB-Gjevgjeli i kanë privuar nga liria K.M. (26) nga fshati Piravë-Vallandovë me vendqëndrim në Gjevgjeli dhe I.XH. (37) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të automjetit “Audi” me targa të regjistrimit të Vallandovës, në të cilën të pranishëm kanë qenë të dytë, është gjetur materie e kristaltë, sigurisht amfetaminë dhe peshore digjitale. Për shkak të ekzistimit për lidhje me ata në kryerjen e veprave penale, nga liria është privuar edhe A.M. (44) nga fshati Timjanik – Negotinë, me vendqëndrim në Gjevgjeli. Më vonë, me urdhër të gjykatësit nga Gjykata Themelore Gjevgjeli, janë kryer bastisje në shtëpitë e tyre, kurse gjatë bastisjes në shtëpinë e K.M. është gjetur materie në gjendje pluhuri ngjyrë kafe dhe llullë për përdorimin e marihuanës, kurse në shtëpinë e I.XH. është gjetur marihuanë dhe sende me mbetje të marihuanës. Të njëjtën ditë në ora 23:30 minuta, nëpunës policorë të SPB-Strumicë e NJPB-Vallandovë e kanë privuar nga liria edhe S.K. (44) nga fshati Udovë-Vallandovë. Në shtëpinë e tij, me urdhër gjyqësor, është kryer bastisje gjatë së cilës është gjetur marihuanë dhe sende me mbetje të marihuanës.”, njoftojnë nga MPB-ja përmes një komunikate.
Personat janë në mbajtje në stacionet policore në Gjevgjeli dhe Vallandovë, për rastet në fjalë është informuar prokurori publik nga PThP-Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.