AKTUALE

Kryetari Alternativës Ibrahimi, takoi Shefin e Misionit të OSBE-së,Kilian Wahl

Sot, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, priti në selinë qendrore të partisë Shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Kilian Wahl.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme politike, përfshirë procesin eurointegrues si një shtyllë fundamentale të pjesëmarrjes së
Alternativës në qeveri, reformat në gjyqësor dhe rolin e Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN. Gjatë bisedës, kryetari Ibrahimi e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Alternativës në qeveri në kuadër të koalicionit VLEN, duke nënvizuar se
ky bashkëpunim ka për qëllim të avancojë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe të të gjitha komuniteteve të tjera, përmes një qeverisjeje
të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Po ashtu, u trajtua vendimi i Gjykatës Kushtetuese për balancuesin, i cili është cilësuar si një vendim i gabuar, kjo për shkak të mungesës së një mekanizmi të ri për zëvendësimin e tij, ndërsa u fol edhe për nevojën e miratimit të një ligji për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve
në institucionet shtetërore. Ibrahimi e potencoi edhe rëndësinë e përfaqësimit të drejtë dhe reformat që do të sigurojnë një sistem të drejtësisë më të fuqishëm më gjithëpërfshirës. Ambasadori Wahl, nga ana e tij, e riafirmoi mbështetjen e OSBE-së për reformat demokratike dhe proceset integruese të vendit.

Banner

Related posts

Grubi-VLEN-it: Ju nuk keni takat! As dije e as guxim, por e keni mëshirën e VMRO-së!

Gjyla Halili

Jeton Shaqiri: Akuzat e VMRO-së, qytetari nuk i “blen”, nuk i beson dhe nuk i miraton

admin

Mbyllet Lista e Votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë

Gjyla Halili