AKTUALE

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohej me fletarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, konkretisht njësia nga Administrata për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Sundimin e Ligjit në Policinë e Kosovës (FAST/FAST), dje në Ferizaj ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, njoftoi AIM nga Prishtina.

Në njoftimin e mbrëmshëm të policisë së Kosovës thuhet se shtetasi i RMV-së 50-vjeçar me iniciale H.F. është arrestuar në një aksion të përbashkët të FAST-it me njësinë e hetimeve për narkotikë në Ferizaj.

“Me datë 14.10.2024, në qytetin e Ferizaj, nga Administrata për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të PK-së, më saktësisht njësiti FAST, i mbështetur nga departamenti për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, është kryer një aksion i koordinuar policor, gjatë të cilës është ndaluar shtetasi nga Maqedonia e Veriut me iniciale H.F, (viti i lindjes 1974), i cili me fletarrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kërkohet për vuajtje të dënimit me burgim prej gjashtë vjetësh”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës njofton se pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është dërguar në mbajtje policore për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Banner

Related posts

Palestina mund të bëhet shtet anëtar me të drejta të plota në OKB gjatë këtij muaji

Gjyla Halili

Ziadin Sela vizitoi Llabunishtën, fali edhe namazin e xhumasë

Gjyla Halili

Nga Xhevat Limani, reagim për vërsuljen ndaj ansamblit shqiptar dhe drejtorit Tolaj

Gjyla Halili