AKTUALE

Taravari: Javën e ardhshme debat publik për Ligjin për përfaqësim të drejtë

Zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë që duhet ta zëvendësojë balancuesin, i cili tanimë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese sipas kryeministri Hristijan Mickoski, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ndërkaq para se të miratohet duhet dërgohet për mendim në Komisionin e Venedikut. Ai deklaroi se është i njoftuar dhe janë duke u koordinuar me VLEN për draftin e ligjit të ri.

”Atë që e di është se zgjidhja e re ligjore patjetër të jetë kushtetuese dhe patjetër të jetë në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe për atë, ndoshta është më mirë që para se të miratohet në Kuvend të dërgohet për mendim, që edhe ata të japin që të mos vihemi në një situatë të këtillë në të cilën tani sillemi që ne të tregojmë, të transformohemi në ekspertë të të drejtës kushtetuese, a nuk jemi”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV.

I pyetur nëse opozitarja BDI do ta shfrytëzojë çështjen për të shkaktuar destabilizim, Mickoski tha se BDI po flet kundër vetvetes pasi që derisa kanë qenë në pushtet kanë propozuar që të shfuqizohet balancuesi.

“Duhet ta kenë qartë qytetarët, cila BDI e flet të vërtetën. Ajo në vitin 2023 kur e miratuan këtë Strategji në Administratën Publike, qartë thotë se do të hiqet balancuesi, ose kjo BDI në opozitë e cila ka shumë para që dëshiron t’i mbrojë, nuk mundet të mobilizojë njerëz, dhe keqpërdor dhe gënjen në tema nacionale dhe e kritikon këtë BDI që ka votuar atëherë”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Arben Taravari nga VLEN, sot njoftoi se prej javës së ardhshme do të hapet debat për ligjin e ri.

“VLEN po përgatit ligj të ri, i cili shpresoj që javën e ardhshme do të jetë në debat publik dhe do të jemi në koordinim me partnerët e koalicionit. Domethënë balancuesi është konstatuar se nuk ka funksionuar siç duhet dhe na duhet ligj për përfaqësim të drejtë jo vetëm etnik, por edhe për të gjitha kategoritë të cilat janë të them, të margjinalizuar në shoqëri”, u shpreh Arben Taravari, VLEN.

Ndryshe, shfuqizimi i balancuesit ka shkaktuar tronditje politike në vend, duke marrë parasysh se me të njëjtin do të ndalohen punësimet në baza etnike dhe kjo mund të shkaktojë disbalancë të përfaqësimit të komuniteteve në administratën publike dhe shtetërore.

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu në një deklaratë për Alsat hodhi dyshime për ndikim politik në lidhje me shfuqizimin e balancuesit, ndërkaq rekomandoi se dalja nga kjo situatë është miratimi i ligjit të ri për përfaqësim të drejtë. Avokati i Popullit, Naser Ziberi, vendimin e quajti politik dhe të dëmshëm për të gjitha komunitetet joshumicë./Alsat.mk

Related posts

Demiri: Pranojmë rekomandimet që ISHSSH të bëjë kontrolle

Gjyla Halili

Albin, ia VLEN!

Gjyla Halili

Rruga drejt Matkës dhe këtë vit pa rregulluar, Arsovska: Së shpejti do të filloj rregullimi

Gjyla Halili