Kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, ka zhvilluar takim me gjeneralin Wesley Clark.
“Dua të falenderoj gjeneralin Clark për këtë takim të shkëlqyer, ku gjithmonë do të theksojmë me krenari partneritetin dhe aleancën shekullore midis popujve tanë dhe jemi të lumtur për faktin se Shqipëria dhe Kosova janë shtetet me imazhin më të qartë euroatlantik në Ballkan”, ka shkruar Dedivanaj.
Postimi i plotë i Dedivanajt:
Pata nderin dhe privilegjin të zhvilloj një bashkëbisedim me gjeneralin legjendar Wesley K. Clark, i cili dha një kontribut të madh në ndalimin e synimeve vrastare, gjenocidale dhe luftarake të autoriteteve serbe në vitin 1999. Angazhimi dhe roli i tij në NATO solli paqen në Kosovë në një kohë shumë të vështirë për popullin tonë, gjë që konfirmoi dhe forcoi edhe më shumë lidhjet e forta mes popullit amerikan dhe atij shqiptar.
Të gjitha këto ia theksova gjeneralit të nderuar, ku mbështetja e administratës amerikane për integrimet euroatlantike të Kosovës është me rëndësi kyçe. Një prani më e madhe amerikane në Ballkan do të ishte një mbrojtje e shkëlqyer kundër ndikimit në rritje Ruse, e veçanërisht duke pasur parasysh shtetet satelitore Ruse, ku vetëm vlerat perëndimore dhe amerikane sigurojnë paqë dhe begati në Ballkan.
Dua të falenderoj gjeneralin Clark për këtë takim të shkëlqyer, ku gjithmonë do të theksojmë me krenari partneritetin dhe aleancën shekullore midis popujve tanë dhe jemi të lumtur për faktin se Shqipëria dhe Kosova janë shtetet me imazhin më të qartë euroatlantik në Ballkan.
Gjithmonë bashkë!