AKTUALE

Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar për zhurmën e krijuar nga BDI pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit.

Përfaqësuesit e VLEN-it, në vazhdimësi kanë përsëritur se balancuesi do zëvendësohet me ligj, ndërsa kanë dhënë edhe shembuj se si është keqpërdorur ky instrument në të kaluarën.

“Pra, kjo ishte BDI-ja dhe “Balanceri” që po e shesin si arritje e tyre madhështore. Kjo fotografi dëshmon se si BDI-ja bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për të siguruar një vend pune, e ndërsa shqiptarët i largoi nga puna dhe madje nga vendi i tyre.
Prandaj, pozita e shqiptarëve në administratën shtetërore do të rregullohet me ligj!”, ka shkruar deputeti Bekim Sali.

Banner

Related posts

Freedom House: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të zhgënjyer nga elitat politike!

admin

Fatlind Selmani nga Bozovca i bashkangjitet LD-së, Mexhiti: Zëri i rinisë do të jetë shum i fuqishëm, meritokraci, drejtësi e barazi për të gjith

Gjyla Halili

Kontrolle të forta për ajër më të pastër dhe gjoba për shkelësit, thonë nga Qyteti i Shkupit

Gjyla Halili