AKTUALE

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

Instrumenti që ka për qëllim të ekuilibrojë përfaqësimin e bashkësive etnike në administratë, sot do të jetë para Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit, do të vendosin nëse do ta thyejnë ose jo kalemin për “Balancuesin”, i cili prej 18 shtatorit është i pezulluar dhe me këtë ka humbur balanci i të gjitha punësimeve në administratë. Lënda për instrumentin që rrënjët i ka në Marrëveshjen e Ohrit, është formuar pas dorëzimit të nismës nga ish kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, në janar të këtij viti.

Më të, kontestohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kushtin për mbajtje llogari për përkatësinë etnike gjatë konkurseve publike dhe punësimeve në administratë.

Disponimi i gjykatësve kushtetues për çështjen e balancuesit është miniaturë e disponimit politik të partive maqedonase dhe shqiptare. Gjyqtarët maqedonas janë në linjë me partitë maqedonase, ashtu siç gjyqtarët shqiptarë me partitë shqiptare.

Megjithatë, në këtë rast gjatë vendimit përfundimtar, maqedonasit mund t’i mbivotojnë shqiptarët pasi në kushtetuese nuk vendoset me badenter apo votim të dyfishtë.

Banner

Related posts

Despotovski me mesazh simbolik para Muzeut të Qytetit të Shkupit e njoftoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së

Gjyla Halili

Drejtori Rustemi zbulon se “Komuna e Çairit fajëson të tjerët për kaosin që vetë e krijon”

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Maqedonia është shtet i të gjithëve, ekonomia nuk mund të përparojë e ndarë etnikisht

Gjyla Halili