AKTUALE

DR. NEXHATI JAKUPI – KRENARIA E SHQIPTARËVE QË HAP ÇDO DERË PËR PACIENTËT NË MAQEDONI

Banner

Ish drejtori i Klinikës për kirurgji torako-vaskulare në Spitalin shtetëror në Maqedoni, d-r Nexhati Jakupi është simbol i shpresës për qindra pacient hallexhinj që kanë probleme të ndryshme shëndetësore dhe opcion të vetëm e kanë ndërhyrjen kirurgjike.

Një kirurg i dëshmuar i sferës torako-vaskulare, dr. Jakupi arriti që me autoritetin dhe aftësin e tij menaxheriale derisa ishte drejtor, arriti ta bëj Klinikën torako-vaskulare në Shkup një klinikë me kushte evropiane duke investuar në aparaturë, trajnime të mjekëve dhe sjelljen e ekspertëve-profesorëve të huaj në këtë klinikë për të sjellur standardet dhe përvojat më të reja teknologjike.

Dr. Jakupi, është një kirurg nga Gostivari me vlera të jashtëzakonshme parasegjithash njerzore, që gjithmon shpreh gatishmëri për të ndihmuar pacientët në maksimum.

Profesionist i dalluar, i qetë, i aftë, i sjellshëm,modest dr. Jakupi është model i një kirurgu të madh në Maqedoni, që kthen shpresën te qindra pacient hallexhinjë që trakosin për ndihm te telefoni i tij dhe klinika torako-vaskulare.

Ai është i shkolluar në universitetet më prestigjioze jashtë Maqedonisë, ku edhe edhe arriti gradën më të lartë shkencore,doktor shkence i fushës së mjekësisë.

Më një përvoj të jashtëzakonshme profesonale, por edhe politike si deputet, ish ministër, dr.Jakupi është një autoritet i madh jo vetëm në mesin e mantelbardhëve në Maqedoni, por edhe autoritet para mijëra banorëve nga vendi ynë të cilët kanë respekt të madh ndaj dr. Jakupit.

Autor i tekstit: Rexhep Ademi

Banner

Related posts

HATME E NXËNËSVE NË FSH. BOGOVINË

Gjyla Halili

Xhaka për herë të tretë në ekipin e xhiros në Bundesligë, përgatitet për derbin e zjarrtë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Gostivari: Në Pranverë shkojmë detyrimisht në Zgjedhje të Jashtëzakonshme

Gjyla Halili