AKTUALE

“Jetimat e Ballkanit” në Kërçovë dhuroi dy shtëpi.

Sot, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me filantropin e njohur Halil Kastrati dhe humanistin nga Kërçova, Shkodran Alili, dorëzuan dy shtëpi të reja për familjet në nevojë. Në kuadër të projektit që synon ndërtimin e 25 shtëpive në Kërçovë, shtëpitë u ndanë për Adil Osmanin nga fshati Zajaz dhe Rexhep Saliun nga fshati Garanë.

Kjo veprimtari humanitare është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndihmuar familjet në nevojë, duke iu siguruar strehim të sigurt dhe kushte më të mira jetese. Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit dhe grupacioni “TE BERZA” i Shkodran Alilit vazhdojnë të jenë shembull i solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit në nevojë.

Vlen të theksohet se kjo shoqatë, përveçse në Kosovë, Maqedoni, Zvicër dhe Gjermani, është e regjistruar edhe në SHBA.

Zoti i shpërbleftë!

Banner

Related posts

“Balancuesi” ende nuk është dorëzuar në Qeveri

Gjyla Halili

Genc Prelvukaj mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Gjyla Halili

Sela për shkollën në Nerovë: Shkollat nuk janë objekte pa leje, policia të mos bëjë presion mbi fshatarët

Gjyla Halili