AKTUALE

REISUL ULEMA VIZITOI  MEDRESENË ISA BEU – PARALELEN E SHTRIRË TË VAJZAVE NË TETOVË

Sot më 03.10.2024 Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai vizitoi Medresenë Isa Beu – Paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë i shoqëruar nga u.d. Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili ku u prit nga përgjegjësja e kësaj paraleleje Prof. Barije Shabani me stafin e mësimdhenësve/seve, e cila falënderoi Reisul Ulemanë duke i dëshiruar mirëseardhje dhe se kjo vizitë është shumë e rëndësishme e cila jep kurajo për vazhdimësinë e punëve dhe detyrave.
Reisul Ulema falënderoi stafin edukativo arsimor në krye me përgjegjësen e Medresesë, shprehu mirënjohje për punën e palodhshme dhe kërkoi unitet, kujdes dhe përgjegjësi në punën e tyre.
Në veçanti, foli për akreditimin e Medresesë, reformat në te dhe mundin që duhet të japin në implementimin e programit të ri, sepse tani medreseja do të jetë në regjistrin qëndror të shkollave të mesme, sepse çdo reformë kërkon mund dhe profesionalizëm. Andaj, me përgjegjësinë më të madhe të realizohen të gjitha sugjerimet dhe obligimet që do vijnë nga drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Dr. Islam Islami
BFI e RMV do jetē gjithmonë në shërbim të Medresesë Isa Beu me paralelet e saja.
Reisul Ulema vizitoi dhe përcolli punët që kryhen në zyrat e reja të stafit arsimor dhe siguroi se shumē shpejt do kryhen punët në te theksoi Reisul Ulema i BFI.
U. D. Dr. Selver Xhemaili në fjalën e tij theksoi se edhe Myftinia e Tetovës do vazhdojë të jetë në ndihmë të kryerjes së punëve në përgatitjen e zyrave të stafit arsimor dhe do bëj ç’mos që përgatitja e ndërtesës të kryhet sa më shpejt.

Related posts

25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Gjyla Halili

Një burrë nga Haraçina u ndalua pasi fluturoi me një dron pranë një kazerme

Gjyla Halili

Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor!

admin