AKTUALE

VATRA REAGON NDAJ PRESIDENTIT TË LOBIMIT SERB NË UASHINGTON NENAD VUKOVIÇ

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” reagon ashpër ndaj Nenad Vukoviç kryelobistit serb në Washington duke theksuar se “Vatra” do të jetë zëri më i fuqishëm i shtetit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në çdo çast, me çdo mjet e me çdo formë do të denoncojë krimet, gjenocidin e mizoritë serbe në Kosovë. Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës në institucionet e shtetit amerikan, ekspozimi i regjimit kriminal, fashist e gjeneocidal serb janë themeli i veprimtarisë sonë diplomatike e patriotike.

Ne i themi rrogëtarëve dhe oborrtarëve të qeverisë serbe se Federata “Vatra” do të vazhdojë të lobojë fuqishëm dhe do të mbrojë me çdo mjet të drejtat legjitime të Dardanisë martire, e cila vuajti nën thundrën e ardhacakëve serbë në tokat autoktone shqiptare.

Prononcime të tilla serbe na motivojnë edhe më shumë që të fuqizojmë dhe më tepër përpjekjet tona kundër makinës vrastare serbe që ende lakmon toka shqiptare në Ballkan. Asnjëherë nuk do ndodhë që Vatra të pushojë lobimin për të drejtat e shqiptarëve të kudondodhur.

Vatra, si gjithnjë vitet e fundit, do bashkëpunojë ngushtë me Kongresin, Senatin, Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë për Kosovën në veçanti e çështjen shqiptare në përgjithësi.
Mekanizmi i Serbisë fashiste sado i sofistikuar të paraqitet, asnjëherë nuk mund t’a ndalin dhe as t’a minimizojnë fuqinë e luftën e “Vatrës” për të drejtat e lirisë e qytetarëve e të atdheut të përbashkët Shqipëri- Dardani dhe viset tjera shqiptare të grabitura me dhunë prej fqinjëve pushtues.

Vatra nuk do të ndalet kurrë.

Rroftë Kombi Shqiptar !
Rroftë Vatra!

Link: https://www.kosovo-online.com/en/news/analysis/belgrade-hired-lobbyists-usa-why-it-important-serbian-voice-heard-capitol-right-now

Related posts

Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje

Gjyla Halili

Sara akuzon produksionin e BBVA gjatë transmetimit direkt: Kam kërkuar që të dalë vet dhe ju nuk më lejuat

Gjyla Halili

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

Gjyla Halili