AKTUALE

Shoqata Alpiniste ” NIVISHTA- Reka e Epërme pjesëmarse në marshin promovues të ShM ” KROJ” Bukoviq

Të nderuar anëtar dhe dashamirë të natyrës, Shoqata Alpiniste ” NIVISHTA – Reka e Eperme” , për këtë të dielë (06.10.2024) do ti përgjigjet pozitivisht ftesës së Shoqatës Malore “KROI” Bukoviq, e cila organizon Marshin Promovues të shoqatës së sapothemeluar, Sh.M. “KROI”Bukoviq –

-Afati i fundit për konfirmim, për pjesëmarje në Marshin promovues, deri ditën e premte 04.10.2024, ora 20.00

Koha e nisjes, për në Bukoviq, me datë 06.10.2024 (e dielë), ora 6.30 takimi para pqllatit të kultures Gostivar.

Lus pjesëmarësit të jenë të saktë te vendi i nisjes në orën e shënuar.

Personi për kontakt:
Bardhul Miftari 071 547 570.

-Në vazhdim e japim tekstin e plotë të ftesës:

N J O F T I M

PËR PJESMARJE NË MARSHIN PROMOVUES TË
SH.M. “KROI” Bukoviq – Shkup

Ftojmë të gjitha Shoqatat bjeshkatare dhe adhuruesit e natyrës nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria që të marin pjesë në Marshin promovues me datë 06.10.2024.
Shtegu në Malin e Thatë me ngjitje nga ana veri-perendimore. Nisja në ora 08:00 nga fsh. Bukoviq – Çeshma e Kroit – Maja Rasa në gjatsi 13 km në dy drejtime.

Të gjitha shoqatat të konfirmojnë pjesmarjen e tyre më se voni më 04.10.2024.

Ju mirëpresim.
K r y e t a r
Asip Ajvazi
______________

Pjesëmarësit në Marsh duhet të kenë përgaditje të mirë fizike, paisje dhe veshmbathje adekuate, ujë dhe ushqime të thata.
Drekën e siguron organizatori.

Related posts

Fronti Europian: Mickoski në derexhe të rëndë, kërkon shpëtim te Levica

Gjyla Halili

Ahmeti: Bashkë do shënojmë fitoren më të madhe

Gjyla Halili

Serbët sot nisin bllokimin e kufirit me Kosovën

Gjyla Halili