AKTUALE

VLEN: Elmi Aziri i gatshëm për ta fundos BDI-në

Elmi Aziri, deputet i të ashtuquajturit Front Evropian, në një intervistë televizive publikisht e pranoi që ka marr pjesë në takimin e mbajtur në zyrën 161 të Kuvendit!

Me këtë, deputeti Aziri e pranoi atë që Koalicioni VLEN po e pohon në vazhdimësi: Takim mes VMRO dhe BDI dhe satelitëve të saj me urdhër të Ali Ahmetit ka pasur para formimit të Qeverisë. Takimi është mbajtur në Kuvend në zyrën 161.

Në këtë takim famoz ka marr pjesë Blerim Bexheti, Elmi Aziri dhe Menduh Thaçi. Kjo treshe “evropiane” u gjunjëzua para përfaqësuesve të VMRO-së me qëllim që të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të Koalicionit VLEN, edhe atë duke pranuar vetëm katër ministri dhe pa kryetar parlamenti.

Madje kanë ofruar që në zgjedhjet lokale të punojnë që VMRO të fitoj kandidatë maqedon në për kryetar komune në Kërçovë dhe Strugë, si dhe të përgatisin listë të ish funksionarëve të BDI-së që të njejtit të digjen politikisht vetëm e vetëm të shpëtojnë nipat e Ahmetit.
Me këtë konfirmim publik përfundimisht ranë maskat. U konfirmua se “Fronti Evropian” për t’i shpëtuar funksionarët e saj nga përgjegjësia penale për korrupsion politik nuk la pazar pa ofru.

A jeni gati? Seriali vazhdon…!

Related posts

Is climbing still just a fitness sport or an approach to life?

admin

Mehmedi për Taravaristët: Aleancën se deshtën, pushtetit s’ja ditën rendin, më 8 maj do t’ua tregojmë vendin!

Gjyla Halili

Vendoset sinjalizimi në rrugën rajonale Saraj-Zhelinë, Rustemi: Kujdesemi për sigurinë në komunikacion

Gjyla Halili