AKTUALE

Kush po e shkatërron Maqedoninë e Veriut?

Shkruan: Azgan Haklaj

Reagim!

Akoma pa marrë në dorëzim zyrat qeveritare, Mickoski dhe kabineti i tij thelbësor sllavo maqedon, i shoqëruar nga servilizmi dhe heshtja poshtëruese e patericës shqipfolëse S”Vlen”, u ngutën të vënë në jetë planin serbo-rus të lançuar gjatë fushatës për defaktorizimin dhe linçimin e faktorit shqiptar.
Nuk e di nëse këta mjeranë nacionalistë shovenë e dinë historinë e gadishullit jo të largët që shqiptarët janë autoktonë dhe ata kurrë nuk do mund të imitojnë Izraelin e sotëm.
E nëse nuk kanë memorie e kultivitet aq të gjerë le të kujtohen pak për të shkuarën e afërt të këtij fillim shekulli, vitin (2001) se ndoshta jo vetëm kthjellohen por edhe mbushen me mornica.
Po ja që përgjigja për atë që po përgatitet poshtërsisht ndaj shqiptarëve prej tyre përgjigja nuk erdhi nga mercenarët e S”Vlen” por vetëm nga Ali Ahmeti dhe koalicioni i tij fitues, ndonëse në opozitë.
Dhe besoni se përgjigjet e Ali Ahmetit nuk ngelen kurrë vetëm verbale e paralajmëruese.
Ai din të paralmerojë siç është dhe në traditën zakonore të shqiptarit, por kur has në vesh të shurdhuar nga armiqësia e sy qorra të verbuar nga lakmia ai din të bëjë betejë dhe të triumfojë.
Por akoma pa u materializuar mirë aksioni politik i Ali Ahmetit nga Brukseli erdhi përgjigja më e hidhur për Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë çerek shekulli.
Këshilli i Ambasadorëve të vendeve të BE-së vendosi stopimin e negociatave me këtë vend ballkanik problematik dhe lejimin unanim të Shqipërisë për të vijuar me këtë hap vendimtar drejt BE-së.
Pra Shqipëria vijon me 15 tetor fillimin e “Fluster fondamentals”(kapitujt themelore), ndërsa Maqedonia e Veriut për shkak të Mickovsk -Taravarëve rikthehet në situatën e vitit 2000!!!!
Natyrisht për Kombin tonë ky nuk është një lajm i mirë pasi aty prej qindra mijëra vjetësh jeton një pjesë e trupit e gjakut tonë që është jo vetëm pro integrimit por pasardhës të Gjergj Kastriotit (Skenderbeut) e Shën Terezës që i kanë dhënë shembull Europës e civilizimit .
Situata e agravuar menjëhershëm në Maqedoninë e Veriut duket se është objektivi i skenarit të Putin-it për të zhvendosur me deomos konfliktin e vemendjen në Ballkan.
Ali Ahmeti, BDI si dhe koalicioni që udhëheqin po del sheshit se kanë qënë jo vetëm parashikues të saktë por dhe të informuar për këtë gjendje që u krijua ndaj dhe pagëzuan në krye të herës aksionin e tyre politik:
“Jo Rusisë po Europës”!
Ata ngelen jo vetëm shtylla e besimit dhe e garancisë për të drejtat legjitime të shqiptarëve por dhe kollona thelbësore e bashkëjetesës.
Ata që mendojnë t’i injorojnë e t’i shembin këto kollona nuk i kanë bërë pazaret mirë.
Ngrehina nacionaliste që mendojnë të ndërtojnë do ju shembet dhe ata do ngelin në çarkun që ngrehën vetë.
Ky nuk është presion pasionant dhe as paralajmërim por një realitet që po përparon me mbrapshti e me shpejtësi.

Related posts

Bekteshi: Nga muaji prill, ndihma të drejtpërdrejta për qytetarët

admin

REISUL ULEMA MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “TËRMETI I VITIT 1963 – SHPËRFYTYRIM I SHKUPIT” NGA AUTORI DR.PROF. SKENDER HASANI

admin

Princ Leka: Sot shënojmë histori, në Maqedoninë e Veriut kemi Kryeministër shqiptar

Gjyla Halili