AKTUALE

BE-ja miratoi 13 milionë euro ndihmë për Armatën e Maqedonisë së Veriut

Këshilli i BE-së gjatë ditës së djeshme mori vendim për miratimin e ndihmës në kuadër të Fondit Paqësor Evropian (EFP), në vlerë prej 13 milionë eurove, që synojnë përforcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Armatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut (ARMV).

Masa për ndihmë do t’i përforcojë kapacitetet e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së dhe misioneve tjera ndërkombëtare”, kumtoi Këshilli i BE-së.

Në kumtesë theksohet se ky vendim shtesë e ilustron lidhjen në rritje të BE-së me vendin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Banner

Related posts

Shkarkohet drejtori i Kardiokirurgjisë

Gjyla Halili

Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione speciale

Gjyla Halili

Saliu: Një gjë është e sigurt: “Artan Grubi është mijëra herë më i pastër se akuzuesit e tij”

admin